Vinícius Junior pritet të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Real Madridit në La Liga, raporton klubi spanjoll.

Sulmuesi brazilian nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Sevillas në shtëpi, Barcelonës në udhëtim, Racing Club në udhëtim dhe Valencias po ashtu në shtëpinë e këtyre të fundit.
Mungesa e tij në El Clasico ndaj Barcelonës është goditje e madhe për Real Madridin, që mund të duhet të përballet me rivalin e përjetshëm pa një nga lojtarët kryesorë të repartit ofensiv.
Pezullimi vjen pas përjashtimit të tij në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku braziliani u ndëshkua me karton të kuq pas një veprimi ndaj Nathan Saliba dhe më pas protestoi ndaj gjyqtarit.
Dënimi përbëhet nga dy ndeshje për veprimin ndaj kundërshtarit dhe dy të tjera për protestat.
Vinícius do të mund të luajë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve gjatë kësaj periudhe, pasi pezullimi vlen vetëm për La Ligën.




