Një zjarr në një garazh të një banese në Prishtinë ka shkaktuar dëme materiale në disa vetura dhe një motoçikletë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 tetor, rreth orës 00:44.

Njësitë relevante, pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se zjarri po vinte nga garazhi.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.
Burimi: Dukagjini




