Zielinski: Duam Ligën e Kampionëve

Zielinski: Duam Ligën e Kampionëve

Zielinski: Duam Ligën e Kampionëve

Mesfushori Piotr Zielinski, duke folur gjatë ceremonisë së çmimit “Gentleman Aëard”, ka bërë të qartë se ambiciet e “Nerazzurrëve” shkojnë përtej suksesit në kampionatin italian.

“Ëndërrojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe do të japim gjithçka për ta arritur këtë. Jo çdo skuadër do të mund të bënte atë që bëmë ne në ‘Bernabéu’, ku morëm kontrollin e lojës, mbajtëm zotërimin e topit dhe krijuam raste”, deklaroi Zielinski.

Sponsor 3M Express

Polaku pranoi se humbja ndaj Real Madridit ishte zhgënjyese, por sipas tij ajo ndeshje dëshmoi edhe forcën e skuadrës italiane.

“Fatkeqësisht e humbëm atë ndeshje, por jemi të vetëdijshëm për cilësinë që kemi. Jemi një skuadër e fortë dhe këtë e dëshmuam kundër Real Madridit. Duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

Sa i përket garës për titullin në Serie A dhe synimit për ta mbrojtur trofeun, Zielinski nuk dëshiron të nxitojë me parashikime.

“Do ta shohim më vonë. Për momentin po përqendrohemi te vetja, me shpresën për të fituar sërish. Rivalët janë të zakonshmit: Roma, Juventusi, Napoli, Milani, por edhe Como”, u shpreh mesfushori.

Interi ka treguar karakter edhe në momentet më të vështira të sezonit, me skuadrën që ka arritur disa herë të rikthehet në lojë pas disavantazheve.

“Ka pasur mjaft përmbysje, por nuk mendoj se ka vend për shqetësim. Edhe kur kemi qenë në disavantazh prej dy golash, kemi arritur të marrim një rezultat pozitiv, përveç ndeshjes ndaj Real Madridit”, tha Zielinski.

Në fund, ai theksoi se pikërisht ky mentalitet është një prej forcave kryesore të Interit, edhe pse skuadra synon të përmirësohet në efikasitetin para portës.

“Kjo është një nga pikat tona të forta, edhe pse do të përpiqemi të shënojmë më herët”, përfundoi Zielinski.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim