Zhegrova me paraqitje të mirë në barazimin e Juves me Cagliarin

Zhegrova me paraqitje të mirë në barazimin e Juves me Cagliarin

Zhegrova me paraqitje të mirë në barazimin e Juves me Cagliarin

Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari, në një ndeshje ku Edon Zhegrova u dallua me paraqitjen e tij në pjesën e dytë.

Sponsor 3M Express

Vendasit kaluan të parët në epërsi me Daniel Maldinin, ndërsa përgjigjja e bardhezinjve erdhi nga Randal Kolo Muani, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Juventusit.

Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë dhe ishte ndër lojtarët më aktivë të Juventusit në fazën sulmuese. Përfaqësuesi i Kosovës regjistroi katër gjuajtje drejt portës, më shumë se çdo lojtar tjetër i skuadrës torineze.

Me këtë barazim, Juventusi mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë, ndërsa Cagliari ngjitet në kuotën e 13 pikëve.

Në xhiron e ardhshme, Juventusi përballet me Lazion, kurse Cagliari luan ndaj Monzës.

Të dyja skuadrat pritet të jenë pa trajnerët e tyre në ndeshjet e radhës, pasi Luciano Spalletti dhe Fabio Pisacane u ndëshkuan me kartonë të kuq pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Marcenaro. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare

Diell në mëngjes, vranësira gjatë ditës – Ja si do të jetë moti në Prishtinë të hënën

Diell në mëngjes, vranësira gjatë ditës – Ja si do të jetë moti në Prishtinë të hënën

Viktima e sotme në Pogragjë, kishte humbur vëllain në aksident trafikut rreth 2 vjet më parë

Viktima e sotme në Pogragjë, kishte humbur vëllain në aksident trafikut rreth 2 vjet më parë