Të shtënat që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, rezultuan fatale.

Një person po dyshohet se u vra nga prindi me armë zjarri, në rrethana e motive akoma të paqarta.
Sipas informacioneve jozyrtare, mësohet se dorasi është R. Arifi, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri djalin e tij Bajram Arifin, rreth 29-vjeçar.
Por, familja Arifi ishte prekur para dy viteve edhe nga një tragjedi tjetër.
Vëllai i viktimës së sotme, Fidan Arifi, kishte humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku me motoçikletë.
Për shërimin e tij ishin mbledhur mijëra euro, por ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra, muaj pas aksidentit.




