Dy djem, dy tragjedi – Njërin ia mori aksidenti me motoçikletë, për vrasjen e tjetrit dyshohet vetë babai

Një tragjedi e rëndë ka goditur mbrëmjen e së dielës një familje në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari për vrasjen është babai i tij.

Sponsor 3M Express

Por, pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihet edhe një tjetër histori tragjike e së njëjtës familje.

Siç mëson Gazeta Sinjali, rreth dy vite më parë, kjo familje kishte humbur edhe një djalë tjetër, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

Dy vite pas asaj humbjeje, familja është përballur me një tjetër tragjedi, këtë herë me vrasjen e djalit 29-vjeçar, për të cilën dyshohet vetë babai i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.

Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

Vdekjen e 29-vjeçarit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkohë, babai i viktimës, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Motivi dhe rrethanat që çuan deri te kjo tragjedi familjare mbeten ende të paqarta, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë hetimet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy djem, dy tragjedi – Njërin ia mori aksidenti me motoçikletë, për vrasjen e tjetrit dyshohet vetë babai appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Diell në mëngjes, vranësira gjatë ditës – Ja si do të jetë moti në Prishtinë të hënën

Diell në mëngjes, vranësira gjatë ditës – Ja si do të jetë moti në Prishtinë të hënën

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare

Viktima e sotme në Pogragjë, kishte humbur vëllain në aksident trafikut rreth 2 vjet më parë

Viktima e sotme në Pogragjë, kishte humbur vëllain në aksident trafikut rreth 2 vjet më parë