Zelensky vs Trump në qendër të vëmendjes, BE-ja pritet të rreshtohet pas Ukrainës

Zelensky vs Trump në qendër të vëmendjes, BE-ja pritet të rreshtohet pas Ukrainës

Zelensky vs Trump në qendër të vëmendjes, BE-ja pritet të rreshtohet pas Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë mbështetjen e liderëve të Bashkimit Evropian gjatë ditës së dytë të samitit në Bruksel, në një kohë kur përplasjet me presidentin amerikan Donald Trump po shtojnë tensionet brenda aleancës transatlantike.

Sponsor 3M Express

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të shprehin mbështetje të fuqishme për Ukrainën, ndërsa mosmarrëveshjet mes Zelenskyt dhe Trumpit kanë përshkallëzuar tensionet mes Kievit dhe Uashingtonit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Përplasja e fundit lidhet me kërkesën e Trumpit që Ukraina të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Presidenti amerikan ka fajësuar këto sulme për rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa Zelensky ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke deklaruar se ndikimin kryesor në tregjet e energjisë po e shkakton lufta e ShBA-së kundër Iranit.

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni, presidenti ukrainas ka bërë të qartë se sulmet ndaj industrisë ruse të naftës do të vazhdojnë. Ai gjithashtu ka minimizuar shqetësimet se ShBA-ja mund të ndërpresë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën si formë hakmarrjeje.

Për shumë liderë evropianë, sulmet me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave strategjikë rusë përbëjnë një nga mjetet kryesore të Ukrainës për të ushtruar presion ndaj Moskës.

Për këtë arsye, gjatë takimit në Bruksel, pritet që liderët e BE-së të forcojnë mbështetjen për Kievin dhe të shfaqin një qëndrim të përbashkët përballë zhvillimeve të fundit.

Lexo edhe

Trumpi rrëzon planin e Hegsethit për transmetimin drejtpërdrejt të ekzekutimit ushtarak

Trumpi rrëzon planin e Hegsethit për transmetimin drejtpërdrejt të ekzekutimit ushtarak

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

Probleme në trafikun ajror italian, anulohen fluturime dhe preken qindra pasagjerë

Probleme në trafikun ajror italian, anulohen fluturime dhe preken qindra pasagjerë