Zelensky thotë se Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë totale

Zelensky thotë se Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë totale

Zelensky thotë se Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë totale

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për sulmet e vazhdueshme ndaj nënstacioneve elekrtike në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se sulmet ruse gjatë natës kishin shënjestruar nënstacione elektrike, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa rrymë.

Zelensky ka shtuar se Rusia ka kryer 76 sulme ndaj sektorëve të energjisë, naftës dhe gazit në Ukrainë gjatë javës që nga shpallja e një armëpushimi për infrastrukturën energjetike nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Gjatë javës së kaluar, Rusia lëshoi drejt Ukrainës afro 2.700 dronë sulmues, 1.700 bomba të telekomanduara ajrore dhe 66 raketa, shumica e të cilave raketa balistike”, ka shkruar Zelensky.

Ai ka thënë se Amerika duhet ta kuptojë se Rusia nuk po ndërmerr hapa për t’iu përgjigjur heqjes së sanksioneve apo marrëveshjeve të mundshme.

“Përkundrazi, çdo sinjal që ofron mundësi për të fituar para, ata e shohin si një nxitje për të vazhduar luftën. Është pikërisht ky qëndrim që e mban luftën gjallë – dhe jo fakti që Ukraina thjesht po mbrohet. Është Rusia ajo që duhet të vihet nën presion, në mënyrë që të ketë një shans për paqe.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese

Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese

Zelensky thotë se Rusia synon ta fusë Ukrainën në errësirë totale | Momenti