Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se Gjykata Speciale e ka dëmtuar Kosovën që nga dita e themelimit të saj.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, tentativa për të bërë ndryshime përmes amendamentimit të ligjit është një hap i gabuar, ndërsa theksoi se më e rrugës do të ishte zhbërja e plotë e saj.

Sipas Paçarizit, ndryshe nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Speciale nominalisht dhe juridikisht konsiderohet gjykatë e Kosovës, por në praktikë vepron si një sistem krejtësisht paralel.

Vetë themelimi i saj e ka dëmtuar Kosovën mjaftueshëm, sepse Kosova ka pranuar se nuk mund t’i trajtojë rastet e këtilla të rënda të dyshimeve për krimet e luftës. Kjo gjykatë duket sikur është ndërtuar për të dënuar, sepse e gjithë struktura dhe mënyra e organizimit të saj është bërë e tillë që të mos mund të ndërhyhet nga askush në Kosovë,” tha Paçarizi.

Ai shtoi se Tribunali i Hagës paraprakisht kishte trajtuar krime të shumta të kryera nga serbët në Bosnjë, Kroaci e Kosovë, gjë që krijoi një balancë ku figurat si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj u shpallën të pafajshëm. Ndërkaq, sipas tij, Dhomat e Specializuara po veprojnë në mënyrë njëanshme.

Një nga kritikat kryesore të Paçarizit ishte edhe se si Gjykata Speciale merr vendime “në emër të popullit të Kosovës”, por refuzon çfarëdo elementi që e lidh me shtetin e Kosovës.

 

Lexo edhe

Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A

Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar në Paris

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar në Paris

Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3

Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3