Kamberi i ashpër me BE-në: Përkëdhelja ndaj Vuçiqit, gabim! (VIDEO)

Kamberi i ashpër me BE-në: Përkëdhelja ndaj Vuçiqit, gabim! (VIDEO)

Kamberi i ashpër me BE-në: Përkëdhelja ndaj Vuçiqit, gabim! (VIDEO)

Shaip Kamberi, bartës i listës shqiptare në Luginë, në emisionin “Info Magazine” ka deklaruar se përkëdhelja e BE-së ndaj ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi, sipas tij, është gabim.

Sponsor 3M Express

Kjo për faktin se, sipas Kamberit, në Serbi ka narracion antievropian dhe antiperëndim, transmeton Klankosova.tv.

“Gjeopolitika. Fakti që Bashkimi Evropian, Perëndimi në tërësi po mendojnë që duke e përkëdhelur do ta mbajnë Vuçiqin në zonën e interesit apo sferën e interesit perëndimore, mendoj që është një gabim që po bëhet. Të dhënat statistikore flasin që Bashkimi Evropian në 12 vite të sundimit të Vuçiqit i ka dhënë Serbisë 4 miliardë euro ndihmë të drejtpërdrejt pa kthim, dhe rreth 4 miliardë kredi të volitshme. Në të njëjtën kohë në Serbi kemi një narracion antiperëndimor, anti pro-evropian, që po e bën Serbinë si shtetin e Ballkanit Perëndimor në të cilin përkrahja për BE-në është më së largu”, tha Kamberi.

“Dhe kjo tregon se politika e BE-së, e përkëdheljes nuk po jep rezultatet e duhura, prandaj duhet ta ndryshojnë”.

Sa i përket narracionit me Kosovën, Kamberi tha se në Serbi përdoret për ta mbajtur pushtetin ose për të fituar zgjedhjet.

Lexo edhe

Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A

Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar në Paris

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar në Paris

Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3

Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3

Kamberi i ashpër me BE-në: Përkëdhelja ndaj Vuçiqit, gabim! (VIDEO) | Momenti