Zelensky: Sulmet ndaj Urës së Krimesë janë “përgjigje e drejtë”

Zelensky: Sulmet ndaj Urës së Krimesë janë “përgjigje e drejtë”

Zelensky: Sulmet ndaj Urës së Krimesë janë “përgjigje e drejtë”

Në një prononcim për BBC-në në Kiev, Zelensky tha se sulmet intensive të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat pasuan goditjet ndaj Urës së Krimesë, janë thjesht një “sinjal se Vladimir Putini nuk dëshiron të ndalet. Ai kërkon një pretekst për ta përshkallëzuar situatën”.

Ai hodhi poshtë pretendimin e presidentit rus se ura, e cila lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar ilegalisht nga Ukraina, shërben “ekskluzivisht për qëllime civile”.

Sponsor 3M Express

Zelensky foli në prag të një takimi në Kiev me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Wes Streeting, i cili i tha presidentit ukrainas se ndodhej aty për të dëshmuar se Evropa është e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën.

Streeting u shpreh se goditja e Polonisë nga raketat ruse të premten, gjatë stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturit “Koalicion i të Vullnetshmëve”, përbënte një “provokim skandaloz”.

Sa i përket reagimit të NATO-s, Streeting tha se mënyra më e mirë është “të bëhet më shumë për Ukrainën”, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet nga Putini, të cilin e cilësoi si një “vrasës gjakftohtë”.

Vizita e Streeting në Kiev u zhvillua pasi liderët evropianë, të cilët u takuan të enjten në Berlin së bashku me të dërguarit amerikanë, deklaruan se janë të gatshëm të zhvillojnë negociata me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Jared Kushner, njëri nga dy të dërguarit amerikanë të pranishëm në Berlin, deklaroi se presidenti i SHBA-së dëshiron të arrijë një marrëveshje me Moskën, duke e pasur “Evropën në krah të tij”.

Deri më tani, Putini ka refuzuar çdo rol të Evropës në bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-ja. Megjithatë, në fillim të kësaj jave, ai ftoi përfaqësues evropianë në Moskë, me qëllim që të sqaronte “çfarë do të sjellë Evropa në këto bisedime”.

Zelensky u shpreh se kishte qenë “skeptik” para raundit të fundit të bisedimeve, kur të dërguarit amerikanë pretenduan se Rusia ishte e gatshme të bënte kompromise për t’i dhënë fund luftës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik

Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik

Djali i Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit

Djali i Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit