Shkëlqejnë katër pianiste nga Kosova, ‘rrëmbejnë’ çmime në kryeqytetin e muzikës klasike

Shkëlqejnë katër pianiste nga Kosova, ‘rrëmbejnë’ çmime në kryeqytetin e muzikës klasike

Shkëlqejnë katër pianiste nga Kosova, ‘rrëmbejnë’ çmime në kryeqytetin e muzikës klasike

Katër pianiste të reja nga Kosova – Hira Haxhibeqiri, Riola Susuri, Alea Ibrahimi dhe Eni Ademi – kanë shënuar sukses në konkursin ndërkombëtar “International Piano Balkan Competition – Vienna 2026”, të mbajtur në Vjenë të Austrisë. Ky aktivitet kulmoi me Gala Koncertin e mbajtur më 20 nëntor 2026 në Mozarthaus Vienna.

Sponsor 3M Express

Hira Haxhibeqiri nga Prizreni është vlerësuar me dy çmime: “First Prize Winner” (Çmimi i Parë) dhe “Young Artist Award” (Çmimi i Artistit të Ri). Ajo ka marrë pjesë në Gala Koncertin e konkursit në Mozarthaus Vienna.

Pas këtij vlerësimi, ajo ka shprehur mirënjohje për familjen dhe profesorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar këtë arritje si një hap drejt realizimit të synimeve të saj muzikore.

Pianistja Alea Ibrahimi ka fituar Çmimin e Tretë, si dhe çmimin special “Silver Hands Award”, të ndarë nga Mozarthaus në Kosovë. Ky vlerësim e bën atë pjesë të suksesit të pianisteve kosovare në këtë konkurs.

Eni Ademi nga Gjilani ka fituar titujt “First Grand Prize” (Vendi i Parë) dhe “Young Talent Award”. Ajo ka interpretuar në kuadër të “Grand Final – Gala Concert” në Mozarthaus Vienna, ku është vlerësuar nga juria dhe publiku.

Eni Ademi zhvillon përgatitjet muzikore nën mentorimin e maestros Dafina Bajrami dhe është pjesë e Piano Balkan Academy, nën udhëheqjen e maestros Giuseppe Devastato. Në përgatitjen e pianisteve kosovare janë përfshirë edhe profesorët Rejhan Kodrazi dhe Melisa Ibrahimi. Rezultatet e arritura nga katër pianistet pasqyrojnë punën dhe përkushtimin e tyre në fushën e muzikës klasike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik

Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik

Djali i Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit

Djali i Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit