Zbulohet pllaka përkujtimore në Llaushë, në prag të 29-vjetorit të daljes publike të UÇK-së

Zbulohet pllaka përkujtimore në Llaushë, në prag të 29-vjetorit të daljes publike të UÇK-së

Zbulohet pllaka përkujtimore në Llaushë, në prag të 29-vjetorit të daljes publike të UÇK-së

Në prag të 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot është zbuluar një pllakë përkujtimore në shtëpinë e bashkëluftëtarit Sabit Geci, në Llaushë të Skenderajt.

Sponsor 3M Express

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe figura politike dhe publike, ndër ta Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ish-deputeti i Aleancës dhe ish-komandanti Daut Haradinaj, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe personalitete të tjera.

Gjithashtu, ishte i pranishëm edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministri dhe ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili kujtoi rëndësinë historike të kësaj shtëpie në organizimin e daljes publike të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në këtë shtëpi ishin marrë vendime të rëndësishme për një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Në këtë shtëpi, aty ku u morën vendime të rëndësishme për daljen publike të UÇK-së, sot morëm pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore, në shenjë nderimi për historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë. Më 28 nëntor 1997, ishin Muja, Rexha dhe Dauti ata që e bënë publike para botës Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës” – shkroi ai.

Lexo edhe

Rasti “Kufiri 2”, Policia dhe Prokuroria në Ferizaj paralajmërojnë konferencë të përbashkët

Rasti “Kufiri 2”, Policia dhe Prokuroria në Ferizaj paralajmërojnë konferencë të përbashkët

Arlinda Morina bën deklaratën e papritur, thotë se ka pasur lidhje me mbi 100 femra

Arlinda Morina bën deklaratën e papritur, thotë se ka pasur lidhje me mbi 100 femra

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin