Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e koduar “Kufiri 2”.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet sot, më 27 nëntor, nga ora 16:00, në objektin e Stacionit Policor në Ferizaj.
Në konferencë do të marrin pjesë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, prokurori i rastit, Valdet Avdiu, si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës.
Deri më tani, në ftesën për media nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin “Kufiri 2”.
Burimi: Insajderi





