Lajm i madh për Barcelonën, rikthehet Frenkie de Jong para duelit ndaj Real Betisit

Lajm i madh për Barcelonën, rikthehet Frenkie de Jong para duelit ndaj Real Betisit

Lajm i madh për Barcelonën, rikthehet Frenkie de Jong para duelit ndaj Real Betisit

Barcelona ka marrë një lajm tejet pozitiv në prag të përballjes së radhës kampionale kundër Real Betisit, pasi reparti i mesfushës merr një shtysë të rëndësishme me rikthimin e Frenkie de Jong.

Sponsor 3M Express

Në konferencën për media para ndeshjes, timonieri i katalanasve, Hansi Flick, ka konfirmuar se ylli holandez e ka lënë përfundimisht pas krahëve lëndimin dhe tashmë është në dispozicion të plotë të skuadrës, transmeton Klankosova.tv.

Tekniku gjerman vlerësoi lart peshën dhe rëndësinë taktike që de Jong bart me vete.

Frenkie de Jong është një lojtar i nivelit më të lartë, prandaj jam shumë i lumtur që është rikthyer dhe është i disponueshëm. Prezenca e tij na jep një mundësi më shumë në fushë”, deklaroi Flick.

 Mesfushori holandez ishte jashtë fushave të blerta pas një goditjeje të pësuar në gjurin e djathtë gjatë angazhimit me përfaqësuesen e Holandës.

Rikthimi i tij llogaritet si një armë shtesë për Barcelonën në këtë fazë vendimtare të garave.

 

Lexo edhe

Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

Aktakuzë ndaj Skender Llugiqit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt

Kompany: Bayern është pranë formës më të mirë

Kompany: Bayern është pranë formës më të mirë

Flick konfirmon rikthimin e Raphinha dhe De Jong

Flick konfirmon rikthimin e Raphinha dhe De Jong

Lajm i madh për Barcelonën, rikthehet Frenkie de Jong para duelit ndaj Real Betisit | Momenti