Rritet numri i personave që humbën jetën nga shirat e dendur në Turqi

Rritet numri i personave që humbën jetën nga shirat e dendur në Turqi

Rritet numri i personave që humbën jetën nga shirat e dendur në Turqi

Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shiut në Stamboll dhe zonat përreth, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupa të tjerë gjatë ditëve të fundit.

Sponsor 3M Express

Autoritetet bëjnë të ditur se reshjet e së mërkurës ishin më të dendurat në qytetin më të madh të Turqisë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike, në vitin 1942, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Gjashtë persona humbën jetën në Stamboll, ndërsa dy viktima të tjera u regjistruan në provincën fqinje të Kocaelit. Trupat e këtyre dy personave u morën nga rrjedha e ujit dhe u gjetën në zonën e Pendikut, në periferi të Stambollit, bëri të ditur guvernatori i qytetit, Davut Gul.

Deri të enjten, autoritetet kishin raportuar për tre viktima dhe pesë persona të zhdukur. Në mesin e viktimave ishte edhe një 14-vjeçar, i cili humbi jetën nga goditja elektrike pasi shkeli në një pellg me ujë.

Gjatë ditëve në vijim u gjetën edhe trupa të tjerë. Të premten dhe të dielën, dy burra u gjetën në grykëderdhjen e Bririt të Artë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

Të hënën, zyra e guvernatorit njoftoi gjetjen e trupit të një burri pranë molit të trageteve në Ayvansaray, në zonën e Bririt të Artë. Ai ishte raportuar më herët i zhdukur.

Ai shtoi se kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e një personi tjetër që rezulton i zhdukur.

Përveç viktimave në njerëz, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas guvernatorit, autoritetet kanë pranuar deri më tani afro 20 mijë raportime për dëme në prona si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Ekipet e emergjencës kanë vijuar punën për largimin e ujërave, pastrimin e zonave të prekura dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti ekstrem.

Lexo edhe

Pas disfatës ndaj Lazios, Juventusi mendon për Conten?

Pas disfatës ndaj Lazios, Juventusi mendon për Conten?

Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet për shkak të mungesës së prokurorit të rastit

Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet për shkak të mungesës së prokurorit të rastit

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin e “Ibër-Lepencit”

Rritet numri i personave që humbën jetën nga shirat e dendur në Turqi | Momenti