Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale në Prizren, pasi kanë pranuar një informacion inteligjent, kanë ndërmarrë veprime të suksesshëm policore dhe kanë identifikuar disa vepra penale ‘gjueti e paligjshme’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe municionit’, informacione që kanë rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, dy shtetas kosovarë dhe dy shtetas nga Republika e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policor derisa gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar armë gjuetie dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale të lartcekura në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Armët e konfiskuara:
- tri (3) pushkë gjuetie,
- njëzet e katër (24) copë fishekë të armëve të gjuetisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe në ruajtjen e mjedisit, parandalimin e krimeve mjedisore dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo dukuri të dyshimtë apo shkelje të ligjit.
Burimi: Dukagjini




