Përmes një postimi, Haxhiu bëri me dije se vëmendje e veçantë, i është kushtuar agjendës parlamentare për barazinë gjinore, si dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.
“Diskutuam për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore. Vëmendje të veçantë i kushtuam agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Haxhiu njoftoi se me ambasadorin McGurk kanë diskutuar edhe për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje në këto fusha.
Burimi: RTKLive




