Bejta hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, reagon menaxhmenti: Veprimi ka qenë i pashmangshëm

Bejta hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, reagon menaxhmenti: Veprimi ka qenë i pashmangshëm

Bejta hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, reagon menaxhmenti: Veprimi ka qenë i pashmangshëm

Këngëtari i njohur Daors Bejta, i cili fillimisht u bë i njohur me emrin artistik Bejta, ka surprizuar mbrëmë publikun e Big Brother VIP Kosova, pasi ka vendosur t’i heqë syzet brenda shtëpisë.

Sponsor 3M Express

Veprimi i tij nuk ishte i rastësishëm, pasi jashtë shtëpisë ishte përgatitur edhe një befasi tjetër për publikun. Menjëherë pas momentit kur Bejta hoqi syzet, menaxhmenti i tij publikoi këngën “Dera”, pjesë e EP-së së fundit të artistit.

Videoklipi i këngës ishte xhiruar paraprakisht, ku këngëtari shfaqet pa syze.

Përmes një postimi në Instagram, ekipi i Bejtës bëri të ditur se publikimi i këngës ishte planifikuar pikërisht për momentin kur ai do të vendoste t’i hiqte syzet gjatë spektaklit.

“Heqja e syzeve të Bejtës ka qenë e pashmangshme: ajo që nuk dihej ishte momenti kur do te ndodhte”.

“Menaxhmenti i tij jashtë shtëpisë së Big Brother kishte planifikuar që kurdo që Bejta të hiqte syzet, të lansohej edhe ‘Dera’. Pikërisht për këtë arsye edhe videoklipi ishte xhiruar paraprakisht pa syze”.

Tutje, ekipi bëri të ditur se “Dera” është kënga e fundit e EP-së “Daors”, të cilën artisti e kishte lënë qëllimisht për në fund, pasi, sipas tyre, ajo ka një domethënie shumë personale për të.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komandanti i FSK-së i ndan medalje gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ajovës: Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm

Komandanti i FSK-së i ndan medalje gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ajovës: Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm

Sa amerikanë votojnë në zgjedhjet e mesmandatit dhe pse pjesëmarrja ka rëndësi?

Sa amerikanë votojnë në zgjedhjet e mesmandatit dhe pse pjesëmarrja ka rëndësi?

Iskra Haxhivasileva garanton për rezistencë ndaj ndikimeve, qoftë edhe nga kryeministri

Iskra Haxhivasileva garanton për rezistencë ndaj ndikimeve, qoftë edhe nga kryeministri