Xheladini: Po vazhdojnë punimet në disa projekte infrastrukturore në Dragash

Xheladini: Po vazhdojnë punimet në disa projekte infrastrukturore në Dragash
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në disa projekte infrastrukturore në këtë komunë. Përmes një postimi, Xheladini ka njoftuar se në rrugën Xërxë–Pllajnik po ndërtohet një mur mbrojtës, pas rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga vërshimet e janarit të këtij viti. Punimet, sipas tij, po zhvillohen […]

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në disa projekte infrastrukturore në këtë komunë.

Përmes një postimi, Xheladini ka njoftuar se në rrugën Xërxë–Pllajnik po ndërtohet një mur mbrojtës, pas rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga vërshimet e janarit të këtij viti.

Punimet, sipas tij, po zhvillohen me intensitet edhe në zgjerimin e rrugës në fshatin Rrenc.

Ndërkohë, në fshatin Mlik ka përfunduar projekti për rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa së shpejti pritet të nisë edhe projekti për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e janarit.

Xheladini ka njoftuar gjithashtu se në fshatin Kuk, pas përfundimit të mureve mbrojtëse përgjatë brigjeve të lumit, ka nisur puna për ndërtimin e një ure të re.

Ai ka theksuar se punimet në këto projekte po zhvillohen me intensitet, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt