Konsumatorët e rrugës “Kadri Zeka” do të përballen sot me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja vjen si pasojë e punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Kompania ka njoftuar se punimet për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen edhe nesër gjatë ditës në fshatin Papaz.
Furnizimi me ujë për konsumatorët pritet të rikthehet nga ora 16:00.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/




