Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1,449 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 56 patentë shoferë gjatë javës së kaluar.
Sipas komunikatës së Policisë, masat janë ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, gjatë periudhës 28 shtator deri më 4 tetor 2026.
Gjatë kësaj periudhe në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 32 aksidente trafiku.
Prej tyre, 19 aksidente kanë qenë me lëndime, ku janë lënduar 23 persona, ndërsa 13 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.
Njëkohësisht, policia ka apeluar te të gjithë shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/




