Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka dalë në shesh për t’i falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë.
Haradinaj tha se u kanë bërë thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend dhe t’i kryejnë detyrat që, sipas tij, ua ka dhënë populli, raporton Klankosova.tv
“Si Aleancë, ju kemi bë thirrje kolegëve me ardhë me i kry detyrat që na i ka dhënë populli. Populli që u konë një me UÇK-në. Jemi një me çlirimtarët. Me zemër jemi me juve në shesh. Faleminderit të gjithëve”, tha Haradinaj.
Ai më pas iu drejtua protestuesve në shesh, duke shprehur mbështetjen e tij për ta.




