Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se ka informacione jozyrtare që sot do të ketë një seancë të jashtëzakonshme.
Megjithatë, ai tha se nuk ka asnjë informim zyrtar nëse në rend dite do të përfshihet Projektligji për Specialen apo çështja e presidentit, transmeton Klankosova.tv.
“Jozyrtare që do të kemi një ftesë për të mbledhur seancën e jashtëzakonshme. Nuk e dimë zyrtarisht nëse do të jetë në rendin e ditës Ligji për Dhomat e Specializuara apo për presidentin”, tha Lushtaku, raporton Klan Kosova.




