WhatsApp teston një funksion të ri

WhatsApp teston një funksion të ri

WhatsApp teston një funksion të ri

WhatsApp po teston një funksion të ri për pajisjet Android, i cili do t’u mundësojë përdoruesve të lexojnë mesazhet pa dërguar konfirmimin se ato janë lexuar. Kjo do të thotë se personi që e ka dërguar mesazhin nuk do të njoftohet përmes dy shenjave blu se mesazhi është hapur.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të portalit Android Authority, funksioni i ri është zbuluar në versionin beta të WhatsApp për Android 2.26.44.12 dhe aktualisht është ende në fazën e zhvillimit.

Mundësia e re do të funksionojë përmes një dritareje paraprake, e cila hapet duke mbajtur gishtin të shtypur mbi një bisedë në listën e mesazheve. Në këtë mënyrë, përdoruesit do të mund të shohin mesazhet e fundit pa hyrë drejtpërdrejt në bisedë.

Një tjetër veçori interesante është se përdoruesit do të mund të lëvizin nëpër mesazhet më të vjetra brenda kësaj dritareje, pa aktivizuar konfirmimin e leximit.

Përveç kësaj, dritarja e re do të ofrojë edhe disa mundësi të shpejta për menaxhimin e bisedave, përfshirë arkivimin, heshtjen e njoftimeve, vendosjen e bisedës në krye të listës dhe fshirjen e saj.

Ky funksion ngjason me mundësinë e parashikimit të mesazheve që ekziston në pajisjet iPhone, por versioni për Android pritet të ofrojë më shumë fleksibilitet.

Megjithatë, funksioni ende nuk është vënë në dispozicion as për të gjithë testuesit e versionit beta. WhatsApp nuk ka bërë të ditur se kur do të publikohet zyrtarisht për përdoruesit e Android.

Nëse kalon me sukses fazën e testimit, kjo risi mund t’u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë dhe mënyrën se si komunikojnë në platformë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Uji nga Stacioni i Pompimit Banjë në Gjilan rikthehet për konsum

Uji nga Stacioni i Pompimit Banjë në Gjilan rikthehet për konsum

Pesë filma francezë shfaqen në Pejë, hyrja në Kinema “Jusuf Gërvalla” pa pagesë

Pesë filma francezë shfaqen në Pejë, hyrja në Kinema “Jusuf Gërvalla” pa pagesë

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, një organizatë kriminale shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, një organizatë kriminale shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë