Nisin punimet në rrugën Krushë e Madhe–Rahovec

Nisin punimet në rrugën Krushë e Madhe–Rahovec

Nisin punimet në rrugën Krushë e Madhe–Rahovec

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur punimet për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut dhe ndërtimin e trotuarit për këmbësorë në urën që ndodhet në fshatin Brestovc të Rahovecit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të ministrisë, vlera e investimit në këtë projekt është 153 mijë euro, ndërsa afati i paraparë për përfundimin e punimeve është 60 ditë kalendarike.

Projekti parasheh ndërhyrjen për eliminimin e rrezikut nga rrëshqitja e dheut, si dhe ndërtimin e trotuarit për këmbësorë në urë, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Realizimi i këtij projekti pritet të përmirësojë kushtet e qarkullimit dhe të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonës, por edhe të të gjithë qytetarëve që shfrytëzojnë segmentin rrugor R204, Krushë e Madhe–Rahovec. /Telegrafi/

Lexo edhe

Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

Real Madridi fiton garën për talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel zgjedh gjigantin spanjoll

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Alishani akuzon Komunën e Prizrenit për favorizim të një biznesi përmes subvencionimit të transportit urban

Alishani akuzon Komunën e Prizrenit për favorizim të një biznesi përmes subvencionimit të transportit urban