Hyn me veturë në korsinë e biçikletave dhe ndjek çiklistin, shoferi justifikohet se humbi rrugën

Hyn me veturë në korsinë e biçikletave dhe ndjek çiklistin, shoferi justifikohet se humbi rrugën

Hyn me veturë në korsinë e biçikletave dhe ndjek çiklistin, shoferi justifikohet se humbi rrugën

Një shofer në Bournemouth të Anglisë ka shkaktuar kaos në trafik, pasi me veturën e tij të tipit “Ford Fiesta” ka hyrë gabimisht në korsinë e dedikuar për biçikleta, duke ndjekur nga pas një çiklist.

Sponsor 3M Express

Ngjarja është filmuar në Wallisdown Road, ku pamjet tregojnë shoferin duke lëvizur në korsinë e kuqe, e cila është e rezervuar për çiklistët.

Ai vazhdon të ndjekë çiklistin edhe në pjesën ku korsia ndahet nga rruga për t’i lënë hapësirë një stacioni autobusi.

Në një moment, për të shmangur përplasjen me çiklistin, shoferi ngjitet edhe në trotuar.

Kur këshilltari lokal, Adrian Chapmanlaw, e përball me veprimin e tij, shoferi arsyetohet se ishte duke ndjekur navigacionin dhe se kishte humbur rrugën.

Megjithatë, ky shpjegim nuk e bind këshilltarin, i cili ia kujton se po qarkullon në korsinë e biçikletave dhe jo në atë të automjeteve.

Shoferi më pas arrin të largohet nga korsia e dedikuar për biçikleta dhe të kthehet në rrugën e duhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë në Prishtinë për 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë në Prishtinë për 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave

Trump paralajmëron marrëveshje të afërt për paqe në Ukrainë

Trump paralajmëron marrëveshje të afërt për paqe në Ukrainë

Hyn me veturë në korsinë e biçikletave dhe ndjek çiklistin, shoferi justifikohet se humbi rrugën | Momenti