VV kërkon anulimin e projektit “Ulpiana 2030 Legacy”, propozimi nuk merr mbështetjen e asamblistëve në Prishtinë

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka kërkuar anulimin e vendimit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili parasheh ndërtimin e një objekti dhe parkingu nëntokësor në lagjen Ulpiana.

Sponsor 3M Express

Propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit për caktimin e lokacionit e ka paraqitur asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.

Megjithatë, propozimi i tyre nuk ka marrë mbështetjen e asamblistëve të partive të tjera dhe nuk ka kaluar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sveçla ka bërë të ditur se pavarësisht dështimit të propozimit, kundërshtimi i tyre ndaj projektit do të vazhdojë.

“Ashtu siç kishim premtuar, sot propozuam anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për projektin ‘Ulpiana 2030 Legacy’. Fatkeqësisht, propozimi ynë nuk u mbështet nga asamblistët e partive të tjera dhe nuk kaloi. Megjithatë, beteja jonë për mbrojtjen e Ulpianës nuk përfundon këtu”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tyson Fury merr dritën jeshile nga mjekët, konfirmohet përballja e madhe me Anthony Joshuan

Tyson Fury merr dritën jeshile nga mjekët, konfirmohet përballja e madhe me Anthony Joshuan

Shiroka-Pula takon presidenten sllovene në Ohër, diskutohen integrimi në BE dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO

Shiroka-Pula takon presidenten sllovene në Ohër, diskutohen integrimi në BE dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO

Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro

Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro