Vrasja në Pogragjë, i dyshuari ende në arrati

Vrasja në Pogragjë, i dyshuari ende në arrati

Vrasja në Pogragjë, i dyshuari ende në arrati

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar tri armë të llojeve të ndryshme, si dhe municion që mund të shërbejë si provë në hetimet për rastin.

Në mesin e dëshmive të sekuestruara janë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri e tipit M48 dhe një pistoletë pa kafkë. Po ashtu, Policia ka konfiskuar 68 fishekë dhe katër gëzhoja.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të mëtejmë të rrethanave të vdekjes.

Autoritetet policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit, i cili ende nuk është arrestuar.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,8 për qind në shtator

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,8 për qind në shtator

Hoti rendit sfidat e presidentes: Marrëdhëniet me ShBA-në, dialogu me Serbinë dhe Haga

Hoti rendit sfidat e presidentes: Marrëdhëniet me ShBA-në, dialogu me Serbinë dhe Haga

Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit

Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit