Punëtorët e NPB-së protestojnë për pagat, Supremja premton trajtim me prioritet

Punëtorët e NPB-së protestojnë për pagat, Supremja premton trajtim me prioritet

Punëtorët e NPB-së protestojnë për pagat, Supremja premton trajtim me prioritet

Organizatori i protestës, Xhevat Prebreza, i ka kërkuar Gjykatës Supreme trajtimin me urgjencë të lëndës së tyre, pasi mbi 380 punëtorë kanë mbetur pa paga për gati tre muaj. “Edhe sa muaj duhet të pres një punëtor për pagën e tij. Sa gjatë? Pse lëndët e tjera të palës trajtohen ndërsa e jona duhet të pritet? Kemi duruar, kemi pritur, por sot kemi ardhur këtu për t’ju thënë qartë: mjaft më me heshtje, mjaft më me vonesa, mjaft më punëtorët pa paga. Po ashtu, ne kërkojmë trajtim sa më të shpejtë të lëndës së NPB-së nga Gjykata Supreme. Ne po vazhdojmë të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë paqësore, kërkesa jonë nuk ka të bëjë me pavarësinë e punës gjyqësorit në këtë çështje. Nuk jemi kundër drejtësisë, ne kërkojmë drejtësi. Nuk po kërkojmë lemosh, po kërkojmë vetëm të drejtën tonë”, tha ai.

Edhe punëtori tjetër i kësaj ndërmarrjeje, Valdet Sylejmani, theksoi se gjendja e punëtorëve është rënduar ndjeshëm. “Shumë e vështirë është. Ka nëna këtu që janë vetushqyese dhe e kanë të pamundur t’ia dalin me obligimet që po na rëndojnë çdo ditë e më shumë. Është e vështirë për të gjithë ne”, u shpreh Sylejmani.

Sponsor 3M Express

Pas një takimi që përfaqësuesit e punëtorëve zhvilluan me zyrtarët e Gjykatës Supreme, u bë e ditur se Gjykata do ta trajtojë me prioritet lëndën e tyre.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

Aksident te Bill Clintoni, përplasen motoçiklisti dhe një veturë

Aksident te Bill Clintoni, përplasen motoçiklisti dhe një veturë