Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për sukseset e fundit në garat ndërkombëtare, duke vlerësuar medaljen e artë në “Cambrian Patrol” dhe vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në facebook, Osmani theksoi se FSK-ja ka dëshmuar edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e saj në mesin e ekipeve ushtarake nga vende të ndryshme të botës, transmeton Klankosova.tv.

“Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, medalja e artë në garën “Cambrian Patrol”, e fituar para pak ditësh, përbën dëshmi të aftësive, disiplinës dhe përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës.

Osmani gjithashtu vlerësoi rezultatet e arritura nga pjesëtarët e FSK-së në garën “Ushtari më i mirë”, e zhvilluar në shtetin e Iowa-s në ShBA, ku ata zunë vendin e dytë.

Ish-presidentja uroi ushtarakët për sukseset e arritura, duke shprehur krenarinë për ta dhe për Kosovën.

“Urime ushtarakëve tanë! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Mund të jetë një imazh i teksti

Lexo edhe

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

Zelensky: Jemi gati të respektojmë armëpushimin, por edhe Rusia duhet të ndalojë sulmet

Zelensky: Jemi gati të respektojmë armëpushimin, por edhe Rusia duhet të ndalojë sulmet