Vrasja e Dianës: Aktakuzë pas 15 vjetësh, dorasi n’arrati (VIDEO)

Vrasja e Dianës: Aktakuzë pas 15 vjetësh, dorasi n’arrati (VIDEO)

Vrasja e Dianës: Aktakuzë pas 15 vjetësh, dorasi n’arrati (VIDEO)

Babai i Diana Kastratit, Gëzimi, burgun për vrasësin e së bijës e kërkoi pareshtur që 15 vjet.

Sponsor 3M Express

Por babai i viktimës, që dyshohet se u vra nga Adnon Jashari më 10 maj 2011, nga e marta ka një fije shprese pasi ish-dhëndrit iu ngrit aktakuza në mungesë për këto dyshime, raporton Klan Kosova.

Tërë këto vjet, Jashari ishte i pakapshëm për organet e Kosovës.

Pse Jashari nuk u akuzua në mungesë nga 2019 e këndej kur pati mundësi ligjore për diçka të tillë, nuk treguan nga Prokuroria. Këtë përgjigje nuk e kanë as familjarët.

Adnon Jashari ishte arrestuar me 2013, në Spanjë, dhe, anise u kërkua ekstradimi në Kosovë, këtë nuk pranuan ta bëjnë spanjollët për shkak të mungesës së bashkëpunimit me institucionet në vend.

Më 2013, Gjykata Kushtetuese kishte nxjerr aktgjykim që konstatoi se Gjykata Komunale në Prishtinë ka shkelur të drejtën e Dianës për jetë dhe ka dështuar t`i përgjigjet kërkesës së saj për të lëshuar urdhrin mbrojtës.

Për pasojë, ajo u vra nga burri me të cilin ishin në proces ndarjeje, afër derës së shtëpisë ku po jetonte me prindërit në Prishtinë.

Seanca e parë gjyqësore për këtë vrasje, u caktua të mbahet me 10 nëntor.

Kronika më poshtë sjell detaje:

Lexo edhe

Avokati Syla: Viktima fillimisht i besoi gazetares, më pas raportoi rastin në PSRK

Avokati Syla: Viktima fillimisht i besoi gazetares, më pas raportoi rastin në PSRK

Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara

Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara

Kërkime të gjera për një grua serbe, policia holandeze ofron një shpërblim prej 20.000 eurosh

Kërkime të gjera për një grua serbe, policia holandeze ofron një shpërblim prej 20.000 eurosh