Galatasaray mposht Stuttgartin – në ndeshjen e tensionuar në Stamboll

Galatasaray mposht Stuttgartin – në ndeshjen e tensionuar në Stamboll

Galatasaray mposht Stuttgartin – në ndeshjen e tensionuar në Stamboll

Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Stuttgartit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Sponsor 3M Express

Skuadra turke e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke krijuar epërsi të dyfishtë brenda 15 minutave të para të ndeshjes.

Protagonist ishte Alexey Batrakov, i cili realizoi të dy golat e vendasve. Fillimisht, ai shënoi në minutën e 12-të, duke përfituar nga një top i kthyer brenda zonës, ndërsa tri minuta më vonë realizoi sërish pas asistimit të Davinson Sanchezit.

Stuttgarti pati mundësinë të përgjigjej që në minutën e tetë, por Jamie Leweling goditi shtyllën. Gjermanët krijuan edhe disa raste të tjera, por portieri Ugurcan Cakir ishte në formë të shkëlqyer.

Në pjesën e dytë, Stuttgarti e rriti presionin dhe provoi disa herë të gjente rrugën drejt golit, por Cakir ndali tentimet e Chris Fuhrich dhe Deniz Undav.

Në minutën e 75-të, Fuhrich arriti të shënonte një gol të bukur nga distanca, por pas rishikimit me VAR, realizimi u anulua për pozitë jashtë loje. Kështu, Galatasaray arriti ta ruante epërsinë deri në fund dhe të siguronte tri pikë të rëndësishme.

Tetë karton të verdhë dhe një zënkë e madhe mes Denis Undav dhe Baris Alper Yilmaz, e përshkuan këtë sfidë.

Me këtë fitore, Galatasaray shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Stuttgarti mbetet me shtatë pikë në pozitën e tetë të tabelës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Rrëfim ekskluziv në RUBIKON – Gruaja: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta (VIDEO)

Rrëfim ekskluziv në RUBIKON – Gruaja: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta (VIDEO)

“Ke dëshirë të marrësh vëmendje” – Ndizet sërish debati mes Fatlumit dhe Zojës (VIDEO)

“Ke dëshirë të marrësh vëmendje” – Ndizet sërish debati mes Fatlumit dhe Zojës (VIDEO)

Amerikani nga Pensilvania thyen rekordin Guinness, shkon në kinema 1,207 herë brenda një viti

Amerikani nga Pensilvania thyen rekordin Guinness, shkon në kinema 1,207 herë brenda një viti

Galatasaray mposht Stuttgartin – në ndeshjen e tensionuar në Stamboll | Momenti