Zhernovski: Alta Banka është pjesë e skemës biznesore të Mickoskit dhe Vuçiqit, qytetarët po i paguajnë pasojat

Sekretari për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Zernovski, në një intervistë në Alsat, paralajmëroi se Maqedonia do t’i ndiejë pasojat negative të lidhjes së Mickoskit me Vuçiqin.

Sponsor 3M Express

Zhernovski kujtoi se LSDM paralajmëroi për kapitalin e dyshimtë të Alta Bankës dhe rreziqet e hyrjes së saj në Maqedoni pothuajse një vit më parë, por qeveria i injoroi paralajmërimet.

Ai theksoi se nuk ishte rastësi që kjo bankë nuk mori leje për të hyrë në tregun evropian, për shkak të dyshimeve në lidhje me origjinën e parave, pastrimin e parave dhe rreziqet e sigurisë.

“Fatkeqësisht, ende nuk e kemi parë reflektimin ose efektet negative të lidhjes së ngushtë të Mickoskit me Vuçiqin. Kjo është ajo që po shohim së pari, dhe gjëra të tjera më të tmerrshme do të ndodhin. Në dhjetor, do të bëhet saktësisht një vit që kur unë dhe kolegët e mi folëm për këtë temë dhe thamë se hyrja e Alta Bankës është me kapital jashtëzakonisht të dyshimtë, se nuk është rastësi që kjo bankë nuk lejohet në Evropë dhe Banka Qendrore Evropiane e ka ndaluar hyrjen e saj për shkak të origjinës së parave, pastrimit të parave dhe rreziqeve të sigurisë që kjo bankë dhe ky kapital paraqesin në të gjithë rajonin”, tha Zhernovski.

Zhernovski theksoi se hyrja e Alta Bankës në Maqedoni ishte e detyruar pavarësisht paralajmërimeve, dhe përmendi interesat e biznesit të Mickoskit dhe Vuçiçit si arsye.

“Nuk na dëgjuan. Ajo bankë u detyrua të hynte. Pse? Sepse kjo ishte marrëveshja e biznesit midis Mickoskit dhe Vuçiqit. Dhe tani kemi ardhur në atë që po shohim, për fat të keq”, tha Zhernovski.

Lexo edhe

“Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha publikon audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

“Ata s’kanë me qenë aty, a po?”, “Kanë me qenë, kanë me qenë”: Avokati Berisha publikon audioincizimin e bisedës së Arlindës me policin para vrasjes

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Edhe nga hapësira mund të votosh, astronauti amerikan hedh votën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Edhe nga hapësira mund të votosh, astronauti amerikan hedh votën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor