​Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve

​Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve

​Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve

Është konstituar sot komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Në mbledhjen e parë të këtij komisioni u diskutua mbi veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin tragjik më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi faktet dhe argumentet reale mbi vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai po ashtu tha se pret që puna e komisionit të mos politizohet, raporton KosovaPress.

“E kujtojmë që vrasja e Arlinda Zekajt është alarm për të gjithë ne dhe prandaj qëllimi është se ky komision të punojë mbi bazën e fakteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ky komision nuk është farsë, është komision që nuk do të bëjë raport politik, por do të bëjë raport mbi bazën e fakteve. Duke thënë për vete, si njëri prej jush, pres që secili të ketë synim të njëjtë, të mos e politizojmë komisionin, por ta kryejmë punën që na është besuar nga Kuvendi i Kosovës”, tha Ramadani.

Ramadani njoftoi se në komision përfshihen tri faza, faza e hetimeve që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e hetimeve dhe përgatitjen e raportit final.

“Asnjë grua në Kosovë nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi që është drejtuar shtetit për ndihmë dhe asnjë institucion nuk duhet të jetë mbi përgjegjësinë që e ka për të mbrojtur jetën e secilit qytetar të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Nënkryetar i komisionit hetimor është Adnan Rrustemi. Anëtarët janë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, që të gjithë nga VV, Besa Kabashi-Ramaj, Eman Rrahmani nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili LDK, Jovana Radosavleviq Lista Serbe, Emilia Rexhepi nga Grupi Multietnik.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj. 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. /kp/

Lexo edhe

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës