VLEN: Korridori 8, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit

VLEN: Korridori 8, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit

VLEN: Korridori 8, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit

Nga VLEN thonë se Korridori VIII është një nga projektet strategjike për Maqedoninë e Veriut, që lidh vendin me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe krijon një korridor të rëndësishëm Lindje-Perëndim, nga Deti i Zi deri në Adriatik.

Sponsor 3M Express

Ata thonë se zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga radhët e VLEN-it, Kaltrina Zekolli Shaqiri, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

“Konferenca mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga vendet e rajonit, institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë, me fokus në zhvillimin e infrastrukturës, lidhshmërinë ndërkufitare, investimet, energjinë dhe integrimin ekonomik. Për Maqedoninë e Veriut, përfundimi dhe modernizimi i infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII nënkupton lidhje më të mira rrugore dhe hekurudhore, qarkullim më efikas të njerëzve dhe mallrave, si dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik dhe investime”.

“VLEN angazhohet që projektet infrastrukturore strategjike të vendit të avancohen me standarde moderne dhe në koordinim me partnerët rajonalë dhe evropianë. Korridori VIII e vendos Maqedoninë e Veriut në një pozitë të rëndësishme në rrjetin e lidhjeve evropiane dhe krijon mundësi të reja për ekonominë, bizneset dhe qytetarët”, thonë nga VLEN.

Lexo edhe

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një ‘milkshake’ nga blenderi i palarë

12-vjeçarja humb jetën pasi piu një ‘milkshake’ nga blenderi i palarë