Ia mohoi Kosovës ëndrrën e botërorit, raportohet shkarkimi i Montellas

Ia mohoi Kosovës ëndrrën e botërorit, raportohet shkarkimi i Montellas
E ardhmja e Vincenzo Montellës në krye të Kombëtares së Turqisë duket e pasigurt, pasi mediat turke kanë raportuar se Federata Turke e Futbollit ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin italian. Sipas mediave turke, vendimi për shkarkimin e Montellës tashmë është marrë, ndërsa federata pritet t’i paguajë atij një kompensim në vlerë të […]

E ardhmja e Vincenzo Montellës në krye të Kombëtares së Turqisë duket e pasigurt, pasi mediat turke kanë raportuar se Federata Turke e Futbollit ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin italian.

Sipas mediave turke, vendimi për shkarkimin e Montellës tashmë është marrë, ndërsa federata pritet t’i paguajë atij një kompensim në vlerë të pesë pagave mujore.

Trajneri italian, i cili raportohet se përfiton rreth 183 mijë euro në muaj, pritet kështu të largohet nga posti që e mori në vitin 2023. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga Federata Turke e Futbollit.

Rezultatet e fundit të Kombëtares turke thuhet se kanë ndikuar në këtë vendim. Në shtatë ndeshjet e fundit, duke përfshirë ato në Kupën e Botës dhe në Ligën e Kombeve, Turqia ka regjistruar vetëm një fitore dhe gjashtë humbje.

Montella do të mbahet mend edhe nga tifozët kosovarë për eliminimin “Dardanëve”, në kualifikimet për Kupën e Botës. Ishte pikërisht Kombëtarja e Turqisë, nën drejtimin e italianit, që e mposhti Kosovën me rezultat 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Që nga emërimi i tij në vitin 2023, Montella e ka drejtuar Turqinë në gjithsej 40 ndeshje, përfshirë takimet zyrtare dhe ato miqësore. Gjatë kësaj periudhe, ai ka regjistruar 21 fitore, 14 humbje dhe pesë barazime.

Pavarësisht rezultateve të arritura gjatë mandatit të tij, seria e dobët e ndeshjeve të fundit duket se ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e italianit në stolin e Kombëtares turke.

Lexo edhe

“Nuk është paga arsyeja e largimit” – Berisha tregon pse qytetarët po e largohen nga Kosova

“Nuk është paga arsyeja e largimit” – Berisha tregon pse qytetarët po e largohen nga Kosova

Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara

Klekovski: Seria e vaksinës BCG është përdorur deri në qershor të këtij viti, pa efekte anësore të dokumentuara

A e dini se djali i presidentes Justina Shiroka-Pula, ka qenë futbollist i njohur në futbollin kosovar?

A e dini se djali i presidentes Justina Shiroka-Pula, ka qenë futbollist i njohur në futbollin kosovar?