Bateristi i Blink-182, Travis Barker, ka ndarë disa pamje nga spitali, ku shihet i shoqëruar nga vajza e tij, Alabama Barker, dhe bashkëshortja Kourtney Kardashian Barker.
50-vjeçari publikoi në Instagram Stories një selfie nga shtrati i spitalit me vajzën e tij 20-vjeçare, të cilën e shoqëroi me mesazhin: “Vajza ime erdhi me mua ”.
Në fotografi, Barker shihet i veshur me rrobën e spitalit dhe kapelën kirurgjikale, ndërsa në krah ka një pajisje për matjen e tensionit. Pamjet sugjerojnë se ai po përgatitej për një ndërhyrje kirurgjikale, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, muzikanti publikoi një tjetër fotografi ku shihet duke shkëmbyer një puthje me Kourtney Kardashian, duke shkruar: “Dhe gruaja ime e bukur pranë meje ”.
Barker nuk ka bërë të ditur arsyen e saktë të vizitës në spital apo llojin e ndërhyrjes që pritet t’i nënshtrohet.




