Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)

Veterani i UÇK-së me deklaratë të ashpër për Sveçlën: Dezertor, frikacak, i ka ikur betejave (VIDEO)
Njëri nga veteranët e UÇK-së tha se nuk e di a do të mblidhen sot deputetët e Kuvendit për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin e Speciales. “Ne nuk përfaqësojmë parti politike, ne jemi ushtarë të UÇK-së, veteranë. Ne kemi dal për t’i përkrahur për ta votuar ligjin, ato pazaret që i bëjnë partitë, […]

Njëri nga veteranët e UÇK-së tha se nuk e di a do të mblidhen sot deputetët e Kuvendit për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin e Speciales.

“Ne nuk përfaqësojmë parti politike, ne jemi ushtarë të UÇK-së, veteranë. Ne kemi dal për t’i përkrahur për ta votuar ligjin, ato pazaret që i bëjnë partitë, a e zgjedhin presidentin apo nuk e zgjedhin, ajo nuk na takon neve”, deklaroi ai.

Ai pati deklarata të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, të cilin e quajti dezertor.

“Një frikacak që i ka ikur betejave dhe ia kanë thënë njerëzit troç”, theksoi veterani i UÇK-së.

Veterani deklaroi se është një nga të akuzuarit nga Beogradi.

“Jam arrestuar para 2 vjet në Maqedoninë e Veriut. 40 vite burgim i kam të prera në Serbi. Çka është kjo luftë kundër çlirimtarëve”, shtoi ai.

Lexo edhe

Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

Gjendet drogë në Tetovë, ndalohen dy persona

Gjendet drogë në Tetovë, ndalohen dy persona

Francis Halzen fiton Nobelin në Fizikë për zbulimet mbi neutrinot me energji të lartë

Francis Halzen fiton Nobelin në Fizikë për zbulimet mbi neutrinot me energji të lartë