Një veteran i UÇK-së, i cili po proteston në shesh, ka thënë për Klan Kosova se veteranët kanë dalë në protestë për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit dhe vendimin ndaj krerëve të UÇK-së.
Ai tha se nga data 16, kur u mor vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kanë kaluar disa ditë dhe tashmë, sipas tij, janë në orët e fundit kur presin veprime nga Kuvendi i Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Ne si veteranë kemi dalë këtu sepse kemi një shqetësim të jashtëzakonshëm. U bën shumë ditë nga data 16 që u mor një vendim i rëndë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ne sot jemi në orët e fundit, ku po presim nga Parlamenti, nga njerëzit që ne menojmë se duhet bërë një kthesë të jashtëzakonshme rreth Ligjit për Gjykatën Speciale”
“Ne jemi afruar te Parlamenti për të treguar se kemi shqetësime të mëdha dhe nëse këta mendojnë që nuk është shqetësim, atëherë e kanë gabim”, tha ai./Klankosova.tv




