Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka thirrur konferencë për media, pak orë para kalimit të afatit për zgjedhjen e presidentit.
Zyra për media e Kryeministrisë ka njoftuar se konferencë do të mbahet nga ora 19:45.
Kjo do të jetë konferenca e dytë e Kurtit brenda ditës së sotme, pasi një të parë e ka mbajtur më herët.
Partitë politike opozitare e kanë akuzuar Kurtin se po përdorë skenarë të qëllimshëm për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kurse, Kurti ka thënë gjatë ditës se çështja e presidentit është prioritet për vendin, duke u zotuar se pas këtij procesi do të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen. /Klankosova.tv




