Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas përleshjeve në protestën e djeshme në Prishtinë, duke kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës ndaj veteranëve dhe protestuesve.
Në reagimin e saj, OVL UÇK e ka cilësuar ngjarjen si “njollë të rëndë mbi institucionet e Republikës së Kosovës” dhe ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Klankosova.tv.
Në reagim, organizata ka akuzuar Kurtin e Sveçlën se “dje e goditën UÇK-në me uniformën e shtetit”.
Sipas OVL UÇK-së, veteranët që protestuan janë përballur me dhunë nga Policia e Kosovës, ndërsa organizata kërkon hetim për veprimet e zyrtarëve policorë dhe përgjegjësi për personat që kanë dhënë urdhrat.




