Pavarësisht se përballë e ka pasur një skuadër që po kalon vështirësi në kampionat, Dortmund nuk ka arritur ta gjejë rrugën drejt golit dhe është detyruar të kënaqet me një pikë.
Pjesa e parë ka qenë e varfër me raste shënimi. Dortmund e ka pasur më shumë topin në posedim, por nuk ka arritur të rrezikojë seriozisht portën kundërshtare. Rasti më i mirë i kësaj pjese i ka takuar Kastriot Imerit, gjuajtja e të cilit nga goditja standarde e detyroi portierin Gregor Kobel të reagojë.

Pas pushimit, mysafirët janë përpjekurn ta ndryshojnë ritmin e lojës. Maximilian Beier ka pasur një mundësi pas harkimit të Julian Ryerson, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë fushës.
Edhe Union Berlin e ka pasur rastin e vet për të kaluar në epërsi. Tim Skarke ka depërtuar drejt portës, por nuk ka arritur të shënojë nën presionin e mbrojtjes kundërshtare.
Në minutat e fundit, Dortmund ka shtuar përpjekjet për ta shënuar golin e fitores. Fabio Silva ka krijuar një rast të rrezikshëm me një top të ulët para portës, ndërsa i riu Mathis Albert nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me goditjen e tij me kokë.
Me këtë barazim, Dortmund e vazhdon serinë pa humbje në Bundesligë këtë sezon, ku deri tani ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime. Megjithatë, skuadra tashmë ka tri ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat, me dy barazime dhe një humbje.
Dortmundi gjendet në krye të tabelës, ndërsa Union Berlin mbetet në pozitën që e dërgon në ndeshjet e “play off” për mbijetesë. Për vendasit, kjo pikë ka rëndësi, pasi në katër ndeshjet e para të kampionatit kishin pësuar gjithsej shtatëmbëdhjetë gola.
Burimi: RTKLive




