Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian

Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian

Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian

Komisioni për Integrim Evropian, i kryesuar nga Jehona Lushaku-Sadriu, ka miratuar unanimisht planin e punës për muajt në vijim të këtij viti.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë mbledhjes së radhës, Lushaku-Sadriu prezantoi para anëtarëve të komisionit aktivitetet e parapara në plan, të cilat përfshijnë fusha të ndryshme të përgjegjësive të këtij komisioni, transmeton Klankosova.tv.

Ndër prioritetet kryesore të planit janë bashkëpunimi me ekzekutivin, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve dhe diplomacia parlamentare, si dhe aktivitete të tjera me interes për vendin.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit u pajtuan që plani i punës të mund të plotësohet edhe me aktivitete të tjera, në varësi të rrethanave dhe nevojave që mund të paraqiten gjatë muajve në vijim.

Në përfundim të mbledhjes, plani i propozuar i punës mori mbështetjen unanime të anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian.

Lexo edhe

“Nuk po bëj gjë” – Polici e rrah me shkop gome të riun te Parku Rinia në Tiranë

“Nuk po bëj gjë” – Polici e rrah me shkop gome të riun te Parku Rinia në Tiranë

Skandal në Turqi, gjurmë kokaine në flokët e aktores së njohur si “Seyran” te “Kafazi i Artë”

Skandal në Turqi, gjurmë kokaine në flokët e aktores së njohur si “Seyran” te “Kafazi i Artë”

Tentoi të ‘avullonte’ paratë nga bankomati, policia ndalon protestuesin e mitur (VIDEO)

Tentoi të ‘avullonte’ paratë nga bankomati, policia ndalon protestuesin e mitur (VIDEO)

Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian | Momenti