Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka ndezur atmosferën para supersfidës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se presioni mbi Lamine Yamalin me krahasime historike është i gabuar.

Spanjolli i doli në mbrojtje yllit të ri katalanas, duke kërkuar që ai të ecë në rrugën e vet pa hijen e legjendës argjentinase, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket krahasimit me Messin, po flasim për më të mirin në historinë e futbollit. Asnjë lojtar nuk e përballon dot atë peshë. Lamine po bën shumë mirë që kërkon të jetë thjesht vetvetja; kjo dëshmon pjekuri dhe inteligjencë të madhe,” theksoi tekniku spanjoll.
I pyetur për mënyrën se si do ta ndalë talentin 17-vjeçar, Enrique zbuloi planin e thjeshtë taktik:
Recepti është i qartë: duhet ta pengojmë ta prekë topin. Sa herë e ka në këmbë, ai shpërthen rrezik. Çelësi i ndeshjes është që ne ta kontrollojmë posedimin dhe të mos e lëmë Barcelonën të bëjë lojën e saj.”
Pavarësisht së kaluarës së lavdishme në “Camp Nou”, Enrique theksoi se miqësitë harrohen sapo të nisë loja.




