Vëllaznimi befason Prishtinën në kryeqytet, Amari Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Vëllaznimi befason Prishtinën në kryeqytet, Amari Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Vëllaznimi befason Prishtinën në kryeqytet, Amari Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Vëllaznimi ka shkaktuar befasinë e xhiros së nëntë në basketbollin kosovar, duke mposhtur Prishtinën në udhëtim me rezultat 62:66.

Sponsor 3M Express

Skuadra nga Gjakova arriti të marrë një fitore me shumë peshë, duke treguar karakter në një përballje ku epërsia kaloi nga njëra skuadër te tjetra, por ku mysafirët e menaxhuan më mirë momentin vendimtar.

Pas dy çerekëve të parë të përfunduar në barazim (35:35), Vëllaznimi bëri shkëputjen në të tretin. Një seri e mirë e gjakovarëve u mundësoi të krijonin tetë pikë epërsi para dhjetëminutëshit të fundit.

Prishtina u përpoq ta ndryshonte rrjedhën e takimit në çerekun e fundit, por Vëllaznimi arriti ta ruante avantazhin dhe të largohej nga kryeqyteti me dy pikë të rëndësishme.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Amari Kelly. Qendra e Vëllaznimit ishte në një ditë të jashtëzakonshme, duke realizuar 29 pikë dhe duke kapur 17 kërcime. Një paraqitje dominuese që i dha skuadrës gjakovare shtytjen kryesore drejt fitores.

Mbështetje mori edhe nga Adrian Ibishi dhe Kentrel Pullian, të cilët shtuan nga 10 pikë.

Prishtina, në anën tjetër, nuk arriti të gjente ritmin e duhur në sulm. Ajiri Johnson me 17 pikë dhe Bryson Dawkins me 13 ishin basketbollistët më efikasë të vendasve, por kontributi i tyre nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Në përgjithësi, ishte një përballje me nivel të ulët të lojës, ku mungoi cilësia dhe efikasiteti ofensiv nga të dyja skuadrat.

Kjo fitore e ndihmon Vëllaznimin të regjistrojë suksesin e dytë në kampionat, ndonëse mbetet me bilanc prej dy fitoreve dhe shtatë humbjeve. Prishtina, ndërkohë, pas nëntë xhirove numëron katër fitore dhe pesë humbje.

Në xhiron e ardhshme, gjakovarët do të kërkojnë fitoren e tretë sezonale ndaj Pejës, ndërsa Prishtina do të tentojë të rikthehet te rezultatet pozitive në përballjen si mysafire e Yllit./Telegrafi/

Lexo edhe

Vëllaznimi e mposht Prishtinën në kryeqytet, Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Vëllaznimi e mposht Prishtinën në kryeqytet, Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit

Trajneri i Finlandës nuk shqetësohet nga kritikat pas humbjes nga Shqipëria

Trajneri i Finlandës nuk shqetësohet nga kritikat pas humbjes nga Shqipëria

Dy shpërthime me bomba në vetura brenda 48 orësh në Rusi, një i vrarë dhe një i plagosur

Dy shpërthime me bomba në vetura brenda 48 orësh në Rusi, një i vrarë dhe një i plagosur

Vëllaznimi befason Prishtinën në kryeqytet, Amari Kelly zhvillon ndeshjen e sezonit | Momenti