Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë gruaja që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare si pasojë e dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur në Klinë.
Klinë 06.09.2026-18:30. Lidhur me rastin, më 05.10.2026 në QKUK , ka ndërruar jetë viktima femër kosovare”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Ndryshe, një ditë më parë u raportua se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Rasti ishte cilësuar dhunë në familje dhe lëndim i rëndë trupor.
I dyshuari ndodhet në kërkim policor. /Telegrafi/




