Vdekjet në vendet e punës, Kryeziu: Punëtorët shpesh neglizhojnë rrezikun

Vdekjet në vendet e punës, Kryeziu: Punëtorët shpesh neglizhojnë rrezikun

Vdekjet në vendet e punës, Kryeziu: Punëtorët shpesh neglizhojnë rrezikun

Inxhinieri i ndërtimit, Faruk Kryeziu, ka shprehur shqetësimin për numrin e vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës, duke theksuar se ndër faktorët që ndikojnë në këto raste janë neglizhenca në respektimin e masave të sigurisë dhe mungesa e trajnimeve adekuate.

Kryeziu, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se jo në të gjitha rastet përgjegjësia bie mbi ndërtuesit apo punëdhënësit, pasi, sipas tij, edhe punëtorët shpeshherë neglizhojnë rrezikun dhe nuk i respektojnë masat mbrojtëse gjatë punës.

Sponsor 3M Express

“Është shqetësues fakti që kemi shumë vdekje të punëtorëve në vendet e punës. Mendoj që një prej faktorëve që po ndikon në raste të tilla është edhe neglizhenca e punëtorëve për respektimin e masave mbrojtëse në punë, moszbatimi i masave për pajisje mbrojtëse sipas ligjit”, është shprehur ai.

Duke folur për përvojën e tij në tregun e punës, Kryeziu ka thënë se në shumë raste punëtorët nuk tregojnë kujdesin e duhur ndaj rreziqeve në vendin e punës.

Ai ka theksuar gjithashtu se problem mbetet edhe mungesa e trajnimeve të duhura, të cilat, sipas tij, nuk kryhen gjithmonë me kohë.

Megjithatë, Kryeziu ka pranuar se ka edhe kompani që nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme për punëtorët, duke nënvizuar se siguria në vendin e punës kërkon përgjegjësi si nga punëtorët, ashtu edhe nga punëdhënësit.

“Një prej faktorëve kryesorë është neglizhenca e punëtorëve, por ka edhe kompani që nuk i plotësojnë kushtet e punëtorëve”, ka deklaruar Kryeziu.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

“Zhduket” Drini i Bardhë, rrezik i madh për vërshime?! (VIDEO)

“Zhduket” Drini i Bardhë, rrezik i madh për vërshime?! (VIDEO)

Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së (VIDEO)

Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së (VIDEO)

Vdekjet në vendet e punës, Kryeziu: Punëtorët shpesh neglizhojnë rrezikun | Momenti