Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për luftën e UÇK-së, konkretisht për Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai kujtoi se në kohën kur u votua ky ligj, “ne kemi qenë kundër”.
“Jemi munduar me ju thanë, por parlamenti me shumicë e ka votu. Sot Parlamenti me shumicë e ka votu një ligj. Çka mendove ti, tre veta atje me prish vullnetin e 90 vetave këtu a? Çka duhet të bëjë Parlamenti i Kosovës? Nëse ndodh që Gjykata Speciale e jep një mendim, duhet me u mbledhë këtu, dhe me i thënë ‘rri ti atje, se s’mundesh me m’kallxu ti mu çfarë ligje bëj’. Duhet me i kallxu se pernime e kemi këtë punë”, tha Limaj në DPT te Fidani në Klan Kosova.
Në ndërkohë, Limaj në emision ia dhuroi moderatorit Fidan Jupollit emblemën e UÇK-së.
“Për me përmbyllë… qato që thash, ma UÇK jeni ju… vazhdo ti qështu, du me ta dhënë këtë si simbolikë. Përmes teje, po ua jap këtë simbol shumë djem e çikave të Kosovës, dhe ndihna krenar. Dhe nuk mund ta them, sa kemi pas dhimbje këto ditë, qaq kom pas krenari kur kom pa fmi, djem e vajza, të rreshtuar duke dhënë betim, betimin për shtetin e Kosovës”, u shpreh Limaj në fund të emisionit, teksa ia vendosi gazetarit Jupolli në sako emblemën e UÇK-së.
Ndiqni pamjet:




