Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore (VIDEO)

Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore (VIDEO)
Në orët e fundit është rritur numri i protestuesve para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, është shtuar edhe prania e forcave policore. Përveç atyre që kanë qëndruar në kordonin e vendosur para objekteve institucionale, vetura të tjera policore me pjesëtarë janë futur së fundmi në hapësirat e Kuvendit dhe Qeverisë. Në orën 24:00 përfundon […]

Në orët e fundit është rritur numri i protestuesve para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, është shtuar edhe prania e forcave policore.

Përveç atyre që kanë qëndruar në kordonin e vendosur para objekteve institucionale, vetura të tjera policore me pjesëtarë janë futur së fundmi në hapësirat e Kuvendit dhe Qeverisë.

Në orën 24:00 përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të vendit dhe të rast të dështimit të këtij procesi Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Kërkesa kryesore e protesuesve është kalimi në lexim të dytë i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, por që Lëvizja Vetëvendosje e ka kushtëzuar këtë proces me votat për zgjedhjen e presidentit. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kurti sërish thërret konferencë për media

Kurti sërish thërret konferencë për media

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë

Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë

Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore (VIDEO) | Momenti